Vokrri zbulon se kush ka votuar e kush jo nga Përfaqësuesja e Kosovës

Fadil Vokrri ka zbuluar se kush ka votuar sot nga skuadra e Kosovës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri ka zbuluar se kush ka votuar sot nga skuadra e Kosovës.

vokrri

Ai konfirmoi se krerët e Federatës e shfrytëzuan mëngjesin e sotëm për të votuar.

Por, votat e tyre përkundër dëshirës së madhe, nuk kishin mundësi t’i dërgonin edhe futbollistët e ekipit, para ndeshjes së sotme kundër Turqisë.

kosovaa

“Kanë pasur dëshirë, por për shkak të angazhimeve nuk kishin mundësi”, deklaroi Vokrri për “Klan Kosova”.

“Por, ne e kemi kryer obligimin tanë në mëngjes”, u shpreh ai. /lajmi.net/

perfaqesuesjau21vokrri