Vokrri takohet me Zemajn

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri pas arritjes në Gjermani është pritur me nderime të larta në konsullatën e Republikës Kosovës në Frankfurt nga konsulli Astrit Zemaj.

Kryetar Vokrri, duke falënderuar për këtë pritje e njohu konsullin Zemaj për përpjekjet që po bën FFK-ja të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare të futbollit sidomos së fundi në UEFA, për çka është edhe qëllimi i vizitës në Gjermani nesër do të ketë me Presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) z. Wolfgang Niersbach. Federata gjermane e Futbollit është një përkrahëse e madhe e futbollit të Kosovës në shumë segmente, i ka thënë kryetari Vokrri konsullit Zemaj.

Ndërkaq, konsulli Astrit Zemaj ka uruar Vokrri për punën që po bën ai me KE të FFK-së, që futbolli i Kosovës të arrijë objektivat e saj. Ne ju sigurojmë sikur Ambasadat ashtu edhe konsullatat në Gjermani do të jenë gjithmonë në shërbim të FFK-së për ta ndihmuar  gjithmonë kur e kërkon nevoja.