Vokrri: Shanset janë reale, jemi më të mirë se Rumania

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e ka mirëpritur shortin e Kombëtares shqiptare, sidomos përballjen me Zvicrën e shqiptarëve.

Sipas tij, kuqezinjtë mund  të kalojnë grupin.

“Jemi më të mirë se sa Rumania, kurse me Zvicrën nuk kemi kaluar keq edhe në eliminatoret për Botëror, pavarësisht humbjeve.  Mirëpo, mendoj që kjo është faza finale, dhe shanset janë reale. Ne jemi një autsajder që duhet të mendojë për vendin e tretë, por shanset për kualifikim janë reale”, tha Vokrri për GazetaOlle.com.

Ai foli edhe për përballjen Zvicër – Shqipëri. “Sigurisht është një ndeshje shumë e mirë për ne shqiptarët për ta parë, e sidomos për ne kosovarët, pasi e kemi gati një ekip komplet që do të luante aty dhe mendoj se kjo do të jetë ndeshja më e mirë për ne”, deklaroi ai. /Olle/