Vokrri: Rusi, na prit se po vijmë

Kampionati Botëror i Rusisë që zhvillohet më 2018 me shumë gjasë mund të përfshirë në eliminatore edhe Përfaqësuesen e Kosovës.

Për një gjë të tillë është i bindur vetë kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

“Ne po shpresojmë që të jemi pjesë e eliminatoreve dhe po punojmë në këtë drejtim. Për momentin problemi i vetëm është vendi në Kombet e Bashkuara, por po punohet që të ketë një zgjidhje për këtë”, u shpreh Vokrri për Gazetën Express.

“Shorti për grupet e Botërorit të Rusisë do të hidhet në korrik, por mund të futemi në grupe edhe më pas, pasi një mbete me pesë skuadra”, shtoi tutje kreu i futbollit kosovar.

Sa i përket mbledhjes së sotshme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Vokrri deklaroi se është duke pritur njoftime zyrtare, pasi gjerë tani nuk ka marrë ndonjë lajmërim.