Vokrri nuk komenton, Ahmeti i kundërpërgjigjet Munishit

Deklarata e trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishi, se kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri bënë dallavere dhe se pa lejen e tij, nuk ndodh asgjë në federatë, nuk i ka komentuar Fadil Vokrri. Por, deklaratën e Munishit se Komisari i garave, Ismet Ahmeti, është absurde që të punojë edhe në FFK edhe të jetë sekretar i Besës, i ka komentuar Ahmeti.

“Unë nuk kam lidhje me klub. Kurrë nuk kam qenë sekretar te Besa. Ismet Munishi mund të shkojë në FFK dhe t’i shikojë emrat se kush punon në klub”, ka thënë Ahmeti për Gazetaolle.com. Gjithsesi, Ahmeti ka pranuar një lidhje me Besën. “Kam qenë më parë mbikëqyrës i objekteve të fushës, tash jam mbikëqyrës i fushës. Unë nuk kam lidhje me dallavere”, shtoi Ismet Ahmeti.