Vokrri: Kryeministri Mustafa ka premtuar…

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka marr premtime gjatë takimit që e pati ditë më parë me Kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zyrtarin e lartë të UEFA-s, Theodore Theodoridis, për investime në stadiumet kosovare. “Kemi marrë premtime nga Kryeministri se Qeveria do të investojë në stadiumin e Prishtinës, në mënyrë që ai të pranohen për ndeshje të nivelit ndërkombëtar. Ka premtime për investime edhe në stadiumin ‘Adem Jashari në Mitrovicë”, ka thënë Vokrri në emisionin sportiv ‘2 me 1’ në RTV 21.