Vokrri e komenton ‘luftën’ për titull dhe gjendjen e Prishtinës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e ka komentuar rrjedhën e kampionatit në elitën e futbollit kosovar.

Ai ka thënë se në këtë vit kishte rivalitet të theksuar.  “Në këtë edicion kishte shumë rivalitet për pozitën e lartë në tabelë. Nuk kishte incidente të mëdha dhe kjo është me rëndësi”, ka thënë i pari i futbollit kosovar, gjatë një prononcim për emisionin ‘Sports Show’ në Klan Kosova, transmeton ‘Olle’.

Ai e komentoi edhe skuadrën e Prishtinës, në të cilën ka shkëlqyer si futbollist. “Të gjithëve na vjen keq kur e shikojmë kështu Prishtinën. Por, edhe klubet e mëdha përballen me kriza”, potencoi Vokrri.