Vojvoda: Kryesorja ishte të kuptonim vlerën e fanellës së Kosovës

Shumë i lumtur me suksesin e sotëm, Mërgim Vojvoda doli në intervistë për shtyp pas barazimit 0-0 me Greqinë, raporton Gazeta Olle.

Ai, fillimisht tha që sistemi i lojës befasoi kundërshtarët, teksa ishte i lumtur edhe me angazhimin.

“Më duket se kemi bërë befasi për të gjithë, e edhe Greqinë e kemi befasuar sepse nuk e kanë pritur që do luajmë me këtë formacion, jam i kënaqur me bashkëlojtarët pasi të gjithë dhamë maksimumin”- u përgjigj futbollisti.

Vojvada poashtu tregoi se qfarë kishte rëndësi sonte.

“Kryesorja ka qenë me i’a ditë vlerën fanellës dhe këtë e kemi treguar sot e për këtë gjë jam i lumtur” – tha mbrojtësi

Krejt në fund ai tregoi se pse skuadra luajti më mirë në pjesën e dytë.

“Rastet e tona të mira na japën forcë, në pjesën e dytë ishim shumë më të motivuar kur e pamë se jemi në gjendje të luajm si të barabartë dhe të kemi shancet tona” – përfundoi Vojvoda.