Vojvoda: Duam tre pikë ndaj Greqisë, kërkojmë falje për rezultatet e dobëta

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka folur para ndeshjes me Greqinë.

 

Ai tha se është e rëndësishme që të fitohen tre pikë ndaj Greqisë dhe se nuk kanë arritur pritshmritë në këto kualifikuese.

Çdo ndeshje është e rëndësishme dhe ne përpiqemi të japim maksimumin. Është shumë më e rëndësishme që të marrim tre pikë këtu ndaj Geqisë. Mendoj se kemi pasur mundësi të bëjmë edhe më shumë gjatë këtyre kualifikueseve. Nuk jemi aty ku mendonim dhe kërkojmë falje për këtë”, tha Vojvoda në konferencën para ndeshjes.

Ndeshja mes Greqisë dhe Kosovës do të luhet nga ora 20:45 të dielën e kësaj jave, e që ëndrra për të kaluar tutje tashmë fatkeqësisht është shuar.

Kosova është në Grupin B me katër pikë, derisa Spanja është lider me 16, Suedia me 15, Greqia me nëntë, Gjeorgjia me shtatë sosh.

I gjithë shteti në “këmbë”, Vuçiq jep premio marramendëse për kombëtaren e Serbisë në rast triumfi ndaj Portugalisë

Gliha: Besojmë te fitorja ndaj Greqisë, kritikat i pranoj me kënaqësi