Vojvoda bën gjestin e madh, ja me çka e ndihmon Drenicën

Futbollisti shqiptar, Mërgim Vojvoda ka bërë një gjest të madh duke dhuruar fonde për infrastrukturën e klubit të vendlindjes, Drenicën.

Një sasi prej 29 topash i janë dhuruar ekipit drenicak nga vëllai i Mërgimit, duke ndihmuar sadopak lojtarët e skuadrës të kenë materialet bazë të stërvitjes.

Lajmi u bë publik nga vetë faqja e klubit që falënderoi publikisht 26-vjeëarin për gjestin e tij fisnik.

Drenica ka bërë mjaft mirë në këtë fillim kampionati duke siguruar 7 pikë në 3 ndeshje, ndërsa Vojvoda ende nuk po gjen formën e duhur te skuadra e Torinos, ndryshe nga sezoni i kaluar ku shumicën e ndeshjeve i nisi si titullar me torinezët.

A do të dërgohet Feronikeli në Ligën e Tretë? Lladrovci tregon fjalët e kryetarit Ramaj!

Sot fillon Superliga e Kosovës në basketboll