Vojelbollistja e Kombëtares nënshkruan në Kosovë

Vojelbollistja e Kombëtares së Shqipërisë, Romina Matoshi, është përforcimi më i ri i skuadrës së Skënderajt. Ajo luan në pozitën pranuese, derisa ka firmosur kontratë njëvjeçare, thuhet në një njoftim të klubit nga Skënderaj.

Skënderaj në këtë edicion do të luaj në garat evropiane, përkatësisht në Challange Cup dhe për kundërshtar do ta ketë skuadrën nga Izraeli, Hapoel Kfar Saba.

Takimi i parë zhvillohet më 10 nëntor në Izrael kurse ai i kthimit më 24 nëntor në Kosovë.