Vojdova ende i lënduar, mungon kundër Romës

Mërgim Vojvoda

Mbrojtësi i Kosovës Mërgim Vojvoda do të mungojë te Torino edhe në ndeshjen kundër Romës, ka raportuar “Tuttomercatoëeb” të mërkurën.

Vojvoda ndeshjen e fundit e ka zhvilluar me Kosovën kundër Rumanisë dhe duket se nuk është rikuperuar ende nga lëndimi i muskulit të këmbës dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për vikend. Ai nuk luajti as në duelin e fundit ndaj Salernitanas.

Torino, të dielën mbrëma e pret në shtëpi skuadrën e Romës në kuadër të xhiros pesë të kampionatit italian.

28-vjeçari këtë edicion ka katër paraqitje për Torinon në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe e një asistim.Torino aktualisht gjendet në pozitën e shtatë me po aq pikë.

Sot fillojnë ndeshjet e fazës së grupeve në UEFA Conference League

Tifozët e Zvezdës brohorasin ” Kosova – Serbi” (VIDEO)