Vllaznia, ‘viktima’ e radhës

Pretendenti për titullin e kampionit, skuadra e Hajvalisë, vazhdon të shkëlqejë në ndeshje miqësore.

‘Viktima’ e radhës e skuadrës së Ismet Munishit, ka qenë Vllaznia e Pozharanit, ekip të cilin hajvaliasit e mundën me rezultat 2:0. Egber Vitia dhe Leart Emini, shënuan për skuadrën nga paralagjia e Prishtinës. Vllaznia bënë gara në Ligën e Parë.

Hajvalia në këtë ndeshje thuajse luajti me përbërjen e dytë.