Vllaznia pret Vucajn, por në garë futet edhe skuadra shqiptare nga Mali i Zi

Fantazisti shkodran, Erjon Vucaj, është shumë pranë kalimit te Vllaznia.

Ajo që paralajmëroi “Panorama Sport” pak ditë më parë, pritet të ndodhë në orët në vijim, teksa Vucaj ka arritur në parim marrëveshjen me presidentin Alban Xhaferi dhe tashmë mbetet zyrtarizimi i kontratës.

31-vjeçari ka marrë dje letrat nga klubi kosovar i Dritës dhe është tashmë futbollist i lirë. Në këto kushte, pas bisedës që bëri me Xhaferin pak ditë më parë, Vucaj mësohet se dha fjalën për të firmosur me Vllazninë menjëherë pasi të zgjidhë kontratë me Dritën.

Vucaj në orët e fundit ka marrë një oferte joshëse nga klubi shqiptar i Superligës malazeze, Deçiç i Tuzit

Ai u largua nga Vllaznia në verën e vitit 2018, ku fillimisht luajti në Ligën e Europës me Luftëtarin, më pas u transferua te Drita e Gjilanit.

Për rreth 4 vite fantazisti fitoi gjithçka me klubin kosovar, duke u kthyer shumë shpejt në një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Cilësitë e tij dhe për më tepër karakteristikat që ka në ndërtimin e lojës, përmbushin kërkesat e trajnerit Brdariç për një mesfushë sa më të fortë.

Shqipëria mëson kundërshtarin për miqësoren e dytë të muajit mars

Zyrtare: Malisheva prezanton transferimin e parë