Vllaznia-Llapi, kjo skuadër kishte fituar 11:0!

Vllaznia e Pozheranit dhe Llapi takohen nesër në ndeshjen hapëse të javës së dytë të Vala Superligës.

Pas fitores minimale (1:0) ndaj Drenicës, Llapi udhëton në Gjilan për t’u përballur me Vllazninë e Pozheranit, që në javën e parë humbi nga Feronikeli (1:0).

Në takimet mes Vllaznisë dhe Llapit, fitorja më e thellë i ka takuar Llapit me rezultat 0:11, në vitin 1973.

Ndeshja e fundit para se Llapi të hynte në Superligë ishte zhvilluar në Pozheran, ku Llapi kishte fituar me rezultat 1:3, ndërsa në Podujevë kishte triumfuar me rezultat 3:0.

Në dy ndeshjet e fundit, bilanci i golave mes dy skuadrave është 6:1 në të mirë të llapjanëve.