Vlerësohet lart Liridon Latifi

Gazeta e madhe sportive Panorama Sport e ka zgjedhur 11-shen më të mirë të mirë të xhiros së 26 në Kategorinë Superiore Shqiptare, raporton Gazetaolle.com.

Në këtë përbërje nuk kishte se si të mungonte sulmuesi nga Kosova, Liridon Latifi i cili shkëlqeu në barazimin e Skënderbeut në derbin ndaj Kukësit me shifrat 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në Korçë.

Ndryshe, futbollisti nga Prishtina tash e dy ditë i është bashkuar Kombëtares së Shqipërisë në përgatitje për ndeshjen eliminatore për Botëror ndaj Rusisë në Palermo që luhet të premten dhe ndaj Bosnje Hercegovinës në Elbasan, takim që luhet më 29 mars. /Gazetaolle.com

Formacioni me i mire