Vlerësimet e Vlorsimit

Mbrojtësi i Feronikelit, Vlorsim Istogu, vlerëson se skuadra e tij është duke u përgatitur shumë mirë para nisjes së kampionatit.

Kampionët e vjeshtës tash e disa ndodhen në Shqipëri, ku i kanë zhvilluar edhe tri ndeshje testuese. Me Egnatian humbën 3:2, Besën e Pejës 3:1, kurse Gjilanin e mundën me shifrat 4:2.

“Ekipi është komponuar shumë mirë dhe çdo gjë ka shkuar mirë. Trajneri Gani Sejdiu, është i kënaqur pasi e kemi dhënë maksimumin në këtë fazë. Në ndeshjet miqësore nuk ka pasur shumë rëndësi rezultati, mirëpo komponimi i ekipit”, deklaroi Vlorsim Istogu nga Durrësi, për Gazetën ‘Olle’.