Vlerësim i jashtëzakonshëm, arbitrat shqiptar vendosin drejtësinë në ndeshjen e madhe europiane

FLORENCE, ITALY - MARCH 09: Enea Jorgji referee during the UEFA Europa Conference League round of 16 leg one match between ACF Fiorentina and Sivasspor at Stadio Artemio Franchi on March 9, 2023 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Një katërshe arbitrash shqiptarë në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të mesjavës në Europë.

Ajax – Aston Villa, e vlefshme për 1/8-tat e Conference League në program këtë të enjte do të drejtohet nga Enea Jorgji. Elbasanasi do të ketë si asistentë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Një katërshe shqiptare në një sfidë të rëndësisë maksimale dhe mbi të gjitha që përball dy klube me histori. Padyshim që do të jetë një përgjegjësi por edhe krenari e madhe për Jorgjin, një sfidë në stadiumin legjendar që sot mban emrin e Johan Cruijf, me skuadër pritëse një emër të madh të futbollit europian, Ajaksin e Amsterdamit, përballë Aston Villës skuadër gjithashtu me histori të pasur dhe një aktualitet të suksesëshëm, vendi i katërt në Premier League.

Në të kaluarën ka drejtuar me sukses edhe sfida teknikisht të një niveli më të lartë, në grupet e Champions League Yang Boys – Leipzig, por për vetë faktin se kjo është një ndeshje me emra të mëdhenj Ajaksin dhe Aston Villën dy pretendente kryesore për të fituar trofeun në Conference League dhe për më tepër në një fazë knock-outi, kjo është padyshim një sfidë e rëndësisë madhore. /Gazeta Olle/

Shkëlqeu me gol, Arlind Ajeti në formacionin e javës në Rumani

Donjeta Sadiku e nis me fitore turneun kualifikues për Lojërat Olimpike “Parisi 2024”