Vlera e skuadrave të Superligë: Në krye Gjilani

Nga shumë njohës futbolli, sezoni 2019/20 në Superligën e Kosovës u vlerësua si më interesanti në vitet e fundit. Por, përhapja e koronavirusit ka pezulluar aktivitetet sportive tash e më shumë se një muaj, shkruan Gazeta Metro.

Në Superligën e Kosovës në futboll nuk është zhvilluar asnjë ndeshje që nga 9 marsi, kurse në total janë zhvilluar 22 xhiro.

Ballkani është lider me 44 pikë, i ndjekur nga Drita me 43 pikë dhe Gjilani e Prishtina që kanë grumbulluar nga 41 pikë, duke treguar se lufta për titull po bëhej interesante, teksa tani duhet pritur vendimi nëse do vazhdohet më garat apo jo.

(Foto: Hlimi Veliu, Gazeta Olle)

Por, a e keni menduar ndonjëherë se sa është vlera e përgjithshme e Superligës së Kosovës në tregun e transferimeve? Sipas faqes së specializuar ‘Transfermarkt’, Superliga e Kosovës kap vlerën prej 20.18 milionë euro.

Gjilani momentalisht është skuadra me vlerën më të madhe me 3.25 milionë euro, teksa pas tyre renditen Prishtina, Drita e Feronikeli.

Vlera e skuadrave nga Superliga e Kosovës është kjo:

Gjilani – 3.25 milionë euro.
Prishtina – 2.83 milionë euro
Drita – 2.58 milionë euro.
Feronikeli – 2.20 milionë euro.
Ballkani – 1.95 milionë euro.
Llapi – 1.73 milionë euro.
Trepça ’89 – 1.53 milionë euro.
Flamurtari – 1.25 milionë euro.
Drenica – 1.15 milionë euro.
Ferizaj – 1.15 milionë euro.
Dukagjini – 525 mijë euro.
Dukagjini – 50 mijë euro.