Vlen sa e gjithë skuadra e Dritës, Royal Antwerp transferon argjentinasin para duelit në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Royal Antwerp është përforcuar para ndeshjes së kthimit me Dritën, të cilën e zhvillon të enjten në “Fadil Vokrri”.

Belgët kanë arritur marrëveshje me futbollistin Gaston Avila, i cili vjen nga Boca Juniors, shkruan Gazeta Olle.

Argjentinasi largohet nga Boca Juniors dhe do të luajë për belgët për 5 sezonet e ardhshme.

Ai është një mbrojtës i gjithanshëm, me këmbë të majtë, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë.

Avila sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me çmimin 4.5 milionë euro, pak më shumë se i gjithë ekipi i Dritë, që vlen momentalisht 4.48 milionë euro.

Megjithatë, përkundër vlerës së lartë të ekipit të Antwer, u pa në ndeshjen e parë që nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj skuadrës kosovare. /Gazeta Olle/ 

 

Skuadra e Ligës së Parë nënshkruan me dy futbollistë nga Gambia

Ademi e Duka bëjnë homazhe te shtatorja e Vokrrit, e vlerësojnë lart kontributin e tij