Vjosa vazhdon me rezultate pozitive, fiton miqësoren e radhës

Vjosa ka zhvilluar ndeshjen kontrolluese të radhës, ku u përball me Rilindjen.

Në stadiumin e qytetit në Shtime, vendasit fituan me rezultat minimal 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm për skuadrën nga Shtimja e shënoi Florent Molliqaj.

Të dy skuadrat kanë pasur një verë aktive, ku edhe kanë zhvilluar disa miqësore për tu përgatitur sa më mirë për edicionin e ri.

Vjosa dhe Rilindja garojnë në Ligën e Dytë të Kosovës.

/Gazeta Olle/

Diar Prokshi: Jemi bashkuar të gjithë tek Feronikeli që t’a rikthejmë lavdinë e klubit

Kjaer dhe mjekët danez shpërblehen nga UEFA për shpëtimin e jetës së Eriksenit