Vjosa tregon forcën në miqësoren e radhës, fiton ndaj Shkëndijes

Vjosa dhe Shkëndija janë përballur në një ndeshje kontrolluese para fillimit të edicionit të ri.

Në duelin e zhvilluar në Shtime, vendasit kanë fituar me rezultat 3-1, shkruan Gazeta Olle.

Golat për skuadrën e Erdin Hashanit i realizuan Muhamet Krasniqi, Adonis Dodolli dhe Ardit Gashi.

Ishte kjo miqësorja e pestë për skuadrën nga shtimja, por aktive në këtë verë ishin edhe mysafirët nga Hajvalia, të cilët kanë zhvilluar disa teste para edicionit të ri.

Kujtojmë se të dy ekipet garojnë në Ligën e Dytë të Kosovës në edicionin e ri, pasi Shkëndija u promovua gjatë sezonit të fundit në këtë nivel të garave.

/Gazeta Olle/

Feronikelit i lejohet merkato, zyrtarizojnë nëntë transferime të reja

Skuadra nga Superliga e Polonisë shpreh interesim për Arbnor Mujen, Drita ia kërkon 650 mijë euro