Vjosa përforcohet me sulmuesin i cili vjen nga Liga e Parë

Klubi Futbollistik “Vjosa” ka qenë njëra nga skuadrat më akive në afatin kalimtar veror.

Skuadra nga Shtimja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin Florent Molliqaj, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi i krahut së fundmi kishte luajtur për 2 Korrikun në Ligën e Parë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

“Florenti është lojtar që vjen nga KF. 2 Korriku në ligën e parë të Kosovës. Florenti do të kontriboj që sulmi i KF. Vjosës të jetë më i rrezikshëm dhe do të kontriboj edhe më tej në forcimin e repartit sulmues”, thuhet në njoftimin e klubit.

Skuadra e drejtuar nga Erdin Hashani garon në Ligën e Dytë dhe padyshim do të jetë ndër pretendentët kryesor për ngjitje në Ligën e Parë.

/Gazeta Olle/

Ermal Krasniqi flet para derbit ndaj Prishtinës: Ne do të shkojmë të japim maksimumin

Këto janë dënimet e para pas skenave të dhunës në ndeshjen Nice – Marseille