Vjosa nuk e pranon vendimin që ndeshja ndaj Fushë Kosovës të riluhet, do të ankohen

Komisioni i Garave i Ligës së Dytë në Federatën e Futbollit të Kosovës ka vendosur që dueli ndërmjet Fushë Kosovës dhe Vjosës i ndërprerë xhiro të shtunën më 17 prill të përsëritet.

Në arsyetimin e dhënë nga komisioni thuhet se asnjëra nga dy skuadrat nuk kanë qenë përgjegjëse në eskalimin e dhunës dhe ndërprerjen e ndeshjes, ndaj ka vendosur që takimi të përsëritet edhe njëherë.

Ndeshja do te zhvillohet me datë 25.04.2021(e diele) ndërsa skuadrat respektive do të njoftohen me kohë sipas rregullores së garave dhe akteve normative.

Skuadrat që nuk i përmbahen këtij vendimi, ose nuk paraqiten në fushën e lojës do të përballen me pasoja jurdike.

Por, përmes një publikimi në faqen zyrtare, FC Vjosa ka reaguar në lidhje me këtë vendim, duke thënë që do t’i përdorin të gjitha mjetet juridike për t’u ankuar.

Në vendimin e komisionit është thënë se për organizimin e ndeshjes është përgjegjës komisioni i garave ndaj ka vendosur që ky takim të riluhet edhe njëherë.