Vjosa e Shtimës ka nisur sot misionin e vështirë për inkuadrim në Ligën e Parë.
Edhe pse ka klube në Ligën e Parë që ende nuk kanë filluar me përgatitje, shtimjanët falë organizimit të mirë kanë filluar sot me përgatitje.
Nën drejtimin e trajnerit të sapoemëruar Erdin Hashani, Vjosa filloi përgatitjet në stadiumin e saj në Shtime.
Klubi ka bërë përforcimin e parë, duke sjell Altin Pllanën nga Malisheva.
Në ditët e ardhshme klubi pritet të përforcohet edhe me ardhje të reja dhe cilësore.
Vjosanët e nisin pranverën nga vendi i katërt.