Vjosa ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Leotrim Krasniqi

Vjosa ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajenrin Leotrim Krasniqi.

Ekipi nga Shtimja i ka uruar suksese ish-trajnerit dhe ka shkruar se ditëve në vijim do të vendos për trajnerin e ri.

Njoftimi i plotë nga FC Vjosa:

KF. VJOSA njofton opinionin futbolldashës që ndërpret bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Leotrim Krasniqi me marrëveshje të dyanshme.
Bashkëpunimi me trajnerin Krasniqi ndërprehet, pasi që të dyja palët kan konsideruar që kjo ndërprerje e bashkpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.
Me këtë rast, KF. VJOSA falenderon trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë. Ai së bashku me stafin e tij arriti të shpallë kampion vjeshtor klubin tonë në Ligën e Parë grupi B andaj klubi e falenderon për punën e bërë dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij.
Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet drejtimi i skuadrës. /Gazeta Olle/

Sot zhvillohet ndeshja kryesore në hendbollin kosovar, Istogu takohet me Ferizaj

Xhaka nuk e ndërron Prishtinën, e zgjedh si vendin e parë të preferuar për të kaluar pushimet