Vjosa kompleton transferimin e mesfushorit i cili vjen nga Liga e Parë

Klubi Futbollistik “Vjosa” po vazhdon të përforcohet për edicionin e ri 2021/22.

Skuadra nga Shtimja ka prezantuar transferimin e ri, Albinot Kozmaqi, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori ka luajtur në Ligën e Parë për Ramiz Sadikun.

Albinoti ka qenë pjesë e grumbullimit të kombëtarës së Kosovës në futboll për U13, U15, U17.

“Albinoti do të kontriboj që mesfusha të jetë më e kreative, dhe më e rrezikshme para portës. Mirësevjen në KF. Vjosa”, shkruhet në njoftimin e klubit.

/Gazeta Olle/

Rahoveci kompleton ekipin me transferimin e Milik Yarbrough

Zyrtare: Llapi rikthen në skuadër mesfushorin 18-vjeçar, e blindon me kontratë tre vjeçare