Vjet në Trepçë ’89, sivjet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve

Në vjeshtën e vitit të kaluar luajti për Trepçën ’89. Në pranverën e këtij viti për U-21 të Gentit. Pas dy-tre muajsh mund ta shohim edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Rron Broja ka marrë ftesën nga ekipi i parë i Gentit, pas paraqitjeve të mira me U-21. Ai tani do të nis fazën përgatitore me ekipin e parë, pas vetëm gjashtë muajsh që prej se la futbollin e Kosovës.

Mendoj se jam treguar i suksesshëm me ekipin e dytë, pasi i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Kurse tani, prej 14 qershorit do të shkojë në fazë përgatitore me ekipin e parë”, shprehet 19-vjeçari për GazetaOlle.com.

Shpresoj të kem sukses edhe aty dhe më ndihmon Allahu”, shton ai.

rroni

Foto: Rron Broja (nr. 7)

Genti javën e kaluar u bë kampion i Belgjikës për herë të parë pas 105 vitesh formimi. “Në fillim të stinorit pranveror nuk është pritur që do ta fitojnë, por me ndeshjet që i zhvilluan e merituan shumë”, thekson Broja.

Ai e di mirë se konkurrenca për të depërtuar në një vend titullari tek Genti është shumë e vështirë, por beson se me punë dalëngadalë do t’ia dalë. “Konkurrenca është shumë e madhe, prandaj do të jetë e vështirë. Krahas lojtarëve që kanë, ata do të bëjnë edhe përforcime tjera”.

Broja me U-21 ka luajtur mesfushor qendre. Ai ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Trepçës ’89. Pjesë e Gentit është edhe Enis Gavazaj, i cili po ashtu ka dalë nga futbolli i Kosovës. (Gazeta Olle)