Gjeniu argjentinas është larguar nga Barcelona si futbollist i lirë.
Ai me PSG-në ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare dhe transferimi i tij ka bërë bujë të madhe në gjithë botën.
35-vjeçari te PSG do ta bartë fanellën me numër 30, që e kishte bartur për herë të parë në Barcelonë.
Në faqen zyrtare të PSG-së është publikuar videoja prezantuese e 34-vjeçarit si lojtar i klubit francez.
“Një diamant i ri në Paris”, shkruan në përshkrimin e videos së publikuar në Twitter, teksa konfirmohet bashkëpunimin ndërmjet Messit dhe PSG-së. /Gazeta Olle/
A new ? in Paris !
PSGxMESSI ❤️? pic.twitter.com/2JpYSRtpCy
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) August 10, 2021