Vjen reagimi nga Drita pasi u shpallen kampion vjeshtor

Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas 18 xhirove të zhvilluara, skuadra nga Gjilani, Drita do të dimëroj si kampion vjeshtor në elitën e futbollit kosovar.

Kësisoj pas 18 xhirove të zhvilluara, Drita e Gjilanit ka mbetur në krye të tabelës me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë.

Drita dimëron si kampion për faktin se ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte ndaj Ballkanit me një fitore e një barazim si dhe golëdallim më të mirë.

Bardhekaltërtit në 18 ndeshje ka marrë 11 fitore, pesë barazime e dy humbje, teksa ka shënuar 36 gola e ka pranuar 19 të tjerë.

Me të përfunduar sfida në Suharekë, ka ardhur reagimi në faqen zyrtare të Dritës.

“Jemi kampion vjeshtor”, ka shkruar shkurtimisht Drita. /Gazeta Olle/

Daja flet për sezonin e Ballkanit, konfirmon ofertat nga jashtë për yjet e skuadrës

Vjen reagimi emocionues i Ronaldos pas eliminimit nga Kupa e Botës