Vjen reagimi i vushtrriasve, ja e vërteta e mjekut

Trepça ka dërguar ankesë në federatë të hënën, dhe kërkon që ndeshja me Kosovën e Vushtrrisë, e humbur me shifrat 2:1, të regjistrohet me rezultatin e tavolinës, 0:3.

Avni Haxhiu, nënkryetar i Trepçës, tregon për Gazetaolle.com se sipas informatave të tyre, mjeku i Kosovës së Vushtrrisë nuk ka pasur të drejtë të kryejë punën në takimin e luajtur në stadiumin “Ferki Aliu”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i vushtrriasve. “Pak më parë më ka telefonuar sekretarin  e klubit, Mentor Jashari, i cili më ka sjell licencën të cilën e posedon doktori ynë. Ajo është e vërtetuar edhe në FFK. Doktori e ka edhe lejen e fizeoterepeutit”, ka thënë trajneri i Kosovës, Bekim Shotani për Gazetën ‘Olle’.

Sipas tij, Trepça nuk ka reaguar para ndeshjes. “Trepça para ndeshjes nuk e ka kërkuar fare licencën e mjekut, por këtë e ka bërë pas ndeshje ku edhe e kanë fotografuar doktorin tonë. Ky doktori ka qenë edhe mjek të juniorët”, përfundoi Bekim Shotani.