Vjen reagimi i parë nga Besa: Nuk do të shuhemi, edhe pse kemi probleme të mëdha financiare

Klubi Besa nga Peja ka konfirmuar me anë të faqes zyrtare se klubi nuk do të shuhet, por do të marrë pjesë në garat e futbollit të Kosovës për sezonin 2022/23.

Gjatë ditës së djeshme (e martë) u raportua se Besa nuk do të marrë pjesë në këtë sezon, pas problemeve të mëdha financiare.

Gjithashtu u raportua se tri herë kampioni i Kosovës rrezikon shuarjen shkaku i këtyre problemeve të mëdha.

Megjithatë, Besa ka reaguar me anë të faqes zyrtare duhet konfirmon pjesëmarrjen në garat e futbollit për sezonin 2022/23 në Ligën e Dytë.

“FC Besa është regjistruar pranë FFK për garat e sezonit 2022/23. FC Besa nuk do të shuhet”, shkruan në njoftimin e faqes zyrtare.

Ndër të tjerash, klubi pejan konfirmoi se janë duke u ballafaquar me probleme financiare serioze dhe kontributi i secilit dashamires në çfarë do forme është i mirëseardhur.

Zyrtare: Halim Selmanaj, lojtar i ri i FC Prishtina 01

Trepça organizatore, në Mitrovicë do të zhvillohen kualifikueset e FIBA Europe Cup