Vjen reagimi i Muriqit pasi Mallorca mposhti Real Madridin

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka reaguar pas fitores së Mallorcas kundër Real Madridit në La Liga.

Mallorca triumfoi 1:0 kundër Real Madridit në shtëpi në kuadër të javës së 20-të.

Muriqi pati “gisht” në autogolin e Nachos që vulosi epilogun përfundimtar. Nacho në duel në ajër me Muriqin në tentim për ta larguar topin, e dërgoi atë në rrjetë.

Sulmuesi i Kosovës në Tëitter reagoi me disa fotografi dhe një mbishkrim.

“Kjo është shtëpia jonë. Këtu zbatohen rregullat tona” – ka shkruar lojtari “dardan”.

Me këtë humbje, “mbretërit” mbeten në pozitën e dytë me 45 pikë, pesë më pak se Barcelona lidere që ka një takim më pak.

Mallorca zë vendin e 10-të me 28 pikë.

Prishtina fiton me lehtësi ndaj Prizrenit

Batatina: Kam krijuar skuadër për tre vitet e ardhshme