Llapi ka fituar tre pikë të arta në shtëpi ndaj Fushë Kosovës duke u rikthyer në lojë për pozitën e parë.
Golin e vetëm e shënoi Ilir Krasniqi në kohën shtesë, pas asistimit nga Muhamet Hyseni.
Llapjanët kanë reaguar pas fitores duke shprehur gëzim të madh për rezultatin pozitiv.
“Pas vështirësive, vjen lehtësimi, fitore e madhe, fitore që nuk përshkruhet me fjalë”, thuhet në njoftimin e Llapit.
Llapi aktualisht zë pozitën e tretë me 58 pikë, me pikë të barabarta sa Drita që ndodhet në pozitën e dytë, kurse Ballkani është lider me dy pikë më shumë. /Gazeta Olle/