Ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Ballkanit është ndërprerë në minutën e 95-të.
Në minutën e fundit Gjilani realizoi golin e barazimit me portierin Enea Koliçi që shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Nga gëzimi i madh, tifozët vendas u futën në fushë, por duket se qëllimi i tyre nuk ishte festa, por sulmi ndaj mysafirëve.
Më së rëndi e pësoi portieri mysafir Stivi Frashëri që u godit brutalisht nga tifozët e Gjilanit me grushte e shqelma.
Frashëri mori tretmanin mjekësor dhe u largua me ambulancë, derisa Ballkani ka shkuar në zhveshtore duke mos pranuar vazhdimin e ndeshjes.
Ballkani tanimë ka njoftuar se ndeshja është ndërprerë duke publikuar pamjet e tmerrshme se si u sulmua portieri i tyre. /Gazeta Olle/