Vjen oferta e parë zyrtare për Hysajn

Mbërrin oferta e parë zyrtare për Elseid Hysaj. Është drejtori sportiv i Bologna-s, Pantaleo Corvino, ai që e ka vëzhguar futbollistin dhe që është gati për të zyrtarizuar ofertën për mbrojtësin.

Drejtori sportiv i Bologna-s, Pantaleo Corvino, e ka vëzhguar prej muajsh Elseid Hysajn, siç është bërë e ditur edhe më parë, por tashmë ai është gati të zyrtarizojë ofertën. Flitet për 4 milionë euro për të marrë kartonin e lojtarit shqiptar.

Por, Empoli nuk ndjehet i tunduar nga ky propozim, pasi vlera e tij është ngritur në 8 milionë kohët e fundit. Hysaj pëlqehet edhe nga Schalke 04, Napoli, Atalanta dhe Palermo shkruhet në sajtin deklarohet në “empolichannel.it”.