Vjen Montoya, në pritje të Perisic, Suarez dhe Jovetic

Erick Thohir erdhi në Milano për të ndjekur nga afër tregun e Interit të tij. Në aerport ai ka takuar Montoyan, i cili është transferimi më i ri i skuadrës.

Po ky nuk do të jetë lojtari i vetëm që do të vijë te Inter dhe Thohir do ta pres.

Interi është në pritje të tre lojtarëve. Mancini preferon për krahët kroatn Ivan Perisic, për mesfushën Mario Suarezin dhe për sulmin malazezi Stevan Jovetic.

Te Interi priten nënshkrime të rëndësishme ditëve në vijim për të forcuar skuadrën.