Vjen momenti i shumëpritur për Visar Bekaj, pritet të jetë startues ndaj Zvicrës

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj sot pritet të jetë startues për duelin ndaj kombëtares së Zvicrës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se për shkak të lëndimeve dhe gjendjes me grip Milot Rashica, Ermal Krasniqi dhe Aro Muric, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Zvicrës.

Mungesën e portierit Muric te Kosova, pritet ta zëvendësoj Visaj Bekaj, i cili është pjesë e Kosovës nga data 6 tetor 2017.

Pas kualifikimeve të para me U21, kur ai ishte i pranishëm, gjithmonë ishte me Kosovën. Prej asaj dite, në 43 ndeshje zyrtare – kualifikuese, Bekaj ka qenë vetëm në bankën rezervë.

Bekaj ka vite që ka merituar më shumë minuta, së paku në ndeshjet miqësore, por fatkeqësisht ai nuk i ka marrë ato përkundër se i ka merituar duke marrë parasysh formën që ka shfaqur.

Pas pensionimit të Samir Ujkanit, përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha ka ftuar edhe portierin e Dukagjinit, Kenan Haxhihamza pas paraqitjeve të mira në Superligën e Kosovës, megjithatë, duket se Kosova i ka ‘borxh’ Visar Bekaj një paraqitje me fanellën e Dardanëve.

Vlen të cekët se Bekaj vendosi që të jetë në dispozicion të trajnerit Gliha duke humbur një ndeshje të madhe ndaj Galatasarayt, dhe futbollistët tjerë duhet marrë shembull.

Kosova sot do të përballet me Zvicrën në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Takimi do të nis nga ora 20:45, e që do të luhet në Bazel, ku “Dardanët” do të kërkojnë pikët maksimale që të mbajnë shpresat gjallë për kualifikim.

 

Kosova u19 fiton me rezultat të thellë ndaj Ukrainës

Zyrtare: Kosova është shteti i 50-të që pranohet në Federatën Evropiane të Golfit