Vjen ironizimi i Munishit: “Gjyqtari vrapoi më shumë se lojtarët e Prishtinës”

Trajneri që ka vendosur t’i bojkotojë mediat për një muaj, Ismet Munishi, ka ironizuar me Prishtinën, përmes një postimi në ‘facebook’. Ai e drejtoi Hajvalinë drejt fitores 2:0 nga tribunat.

“Na falni që ju zhgënjyem juve klani i lodhtë, Besfort Kosumi gjyqtar me karakter, i pasionuar pas arbitrimit dhe djalë i pjekur, refer fantastik, ka vrapuar sot më shumë se lojtarët e Prishtinës”, shkroi Munishi, transmeton GazetaOlle.com.

Tutje, ai i quajti lojtarët e tij Spartan. “HAJVALIA afër Evropës, më e fortë se reprezentacioni i Kosovës gjithsesi. Shumë krenar me lojtarët e mi, SPARTANET E HAJVALISë, në një moment shumë të vështirë bën një loje fantastike,,,,,,, PSE SPARTANËT SEPSE ATA LUFTUAN KUNDËR TË GJITHËVE SIKUR NE QË PO LUFTOJMË TANI……..FALEMINDERIT SPARTANËT E MI. Nëse dikush sheh ëndërr se na ka mundur me meritë, le të zgjohet nga gjumi dhe le të kërkon falje…”, shkroi trajneri i Hajvalisë.

Ai çoi në katër numrin e fitoreve ndaj Bylbyl Sokolit, derisa ky i fundit mbeti në kuotën 0.