Vjen goli i parë për Latifin, prishtinasi vendimtar për kampionin

Liridon Latifi e ka shënuar golin e parë nën fanellën e Skënderbeut, duke ia dhënë epërsinë shumë të rëndësishme korçareve në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Ish-sulmuesi i Prishtinës shënoi në minutën e 74-të nga afërsia golin e dytë të Skënderbeut, ndërsa paraprakisht shkodranët i kishin barazuar shifrat (1:1) vetëm dy minuta më parë.

Skënderbeu pas fitores 3:1 ka 57 pikë dhe kryeson i pari në tabelë me pesë më shumë se Kukësi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

VIDEO: https://www.facebook.com/video.php?v=925072267544624&set=vb.685950744790112&type=2&theater