E përditshmja spanjolle, Marca, ka raportuar se La Liga u ka lejuar skuadrave që t’i zhvillojnë ndeshjet e tyre me 60% të kapacitetit.
Kështu, tifozët që do të jenë nëpër stadiume, sigurisht do të jenë në numër të madh.
Përpos tjerave, kjo do t’ju ndihmojë klubeve që të gjenerojnë më shumë të ardhura dhe kësisoj të stabliziojnë financat e tyre.
Barcelona në këtë rast, mund të përfitojë nga shitja e biletave të klubit dhe të përmiësojë aspektin financiar të klubit.