Viza, kriza, banka rezervë…

 

‘Gardiani’ i Përfaqësueses së Kosovës dhe skuadrës së Hajvalisë, Ilir Avdyli, po kalon nëpër një formë të luhatshme.

Avdyli në disa ndeshje të stinorit pranveror ka pranuar disa gola me gabimet e tij. Në ndeshjen Hajvalia – Besa, ai u zëvendësua në pjesën e parë derisa në takimin e fundit me Prishtinën, u gozhdua’ në bankën rezervë. Në një prononcim për Gazetaolle, Avdyli sqaron situatën që po sillet rreth tij. “E dini se jam ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës për miqësoret e muajit mars dhe në momentet e fundit, më është refuzua viza. Prej atij momenti jam futur në një krizë. Viza ndikoi shumë në formën time, e cila ka pësuar rënie të madhe”, ka thënë Ilir Avdyli.

Portieri i cili në Kosovë vlerësohet lart, ndër të thotë se është duke punuar maksimalisht për t’u kthyer si dikur. “Besoj se shumë shpejt do të kthehem Iliri që kam qenë. Puna nuk është duke munguar”, përfundoi Ilir Avdyli.