Drita do të përballet me Malishevën në udhëtim në kuadër të xhiros së 26-të në Albi Mall Superligë.
Gjilanasit duan të vazhdojnë me fitore për ta mbajtur pozitën e parë në tabelë.
I bindur për rezultat pozitivë është shprehur qendërmbrojtësi i Dritës Leonat Vitija, i cili ka folur në konferencë për shtyp.
“Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi pas kohë të analizojmë kundërshtarin dhe besoj që nesër të kthehemi me fitore”.
“Jemi të vetëdijshëm që gabimet nuk na falen dhe tani edhe motivi është më i madh, normalisht në çdo ndeshje shkojmë për fitore”.
“Ne i marrim ndeshjet me radhë dhe shpresoj që edhe pas këtij takimi t’i marrim tri pikët e reja”, ka thënë Vitija. /Gazeta Olle/