Ndeshja e fundit e xhiros së 21 në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, përfundoi me ndeshjen në mes të Vitisë dhe Dardanës.
Vitia triumfoi ndaj kundërshtarit bindshëm me rezultat 4-0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bajram e Gursel Sylejmani” në fshatin Sadovinë, është mbyllur qysh në 45 minutat e parë pasi rezultat ishte 3:0. Ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Vitisë realizoj edhe golin e katërt për ta përmbyllur kështë edhe ciklin e këtij takimi
Me këtë fitore Vitia ngritet në pozitën e tretë, derisa dallimi me Ulpianën në pozitën e parë është ngushtuar në 3 pikë.
Në xhiron tjetër Vitia takohet me Flamurtarin që është në pozitën e dytë me po aq pikë sa Vitia (34 pikë).
/Gazeta Olle/