Vitia dhe Liria luajtën miqësore në Durrës, ky ishte rezultati i takimit

Një miqësore interesante është luajtur sot në Durrës.

Vitia dhe Liria, dy prej skuadrave më të mira të Ligës së Parë të futbollit kosovar kanë luajtur një takim përgatitor në stadiumin e “Tropikal Resort”, shkruan Gazeta Olle.

Takimi ishte shumë i nxehtë dhe dhuroi shumë raste dhe gola.

Në fund rezultati ishte i barabartë 2-2.

Vitia ka përfunduar vjeshtën në pozitën e tretë të Grupit B, por me pikë të barabarta me dy kryesueset, Ulpianën dhe Flamurtarin ndërsa Liria ka nëntë pikë diferencë nga dy lideret, Dukagjini dhe Malisheva./GazetaOlle/