Vitet vetëm numër, Ibra po rinovon me Milanin

Futbollisti Zlatan Ibrahimovic po bën paraqitje spektakolare me skuadrën italiane, AC Milan.

Po ashtu, sipas mediave italiane futbollisti është në bisedime me Milanin, për zgjatjen e kontratës së tij.

Futbollisti ka mbushur 39 vjeç në tetor të këtij viti, mirëpo siç duket mosha nuk është pengesë për karrierën e tij.

Ibrahimovic aktualisht ka kontratë një vjeçare me skuadrën italiane, me vlerë prej 7 milionë eurove.