Vitesse: Sezoni i ri ka filluar, Rashica në aksion

Faqja zyrtare e klubit të Vitesses ka bërë një shkrim të veçantë për dy futbollistët e ardhur në afatin kalimtar të verës, kosovarin Milot Rashica dhe Sheran Yeinin.

“Sezoni i ri ka filluar zyrtarisht më 1 korrik, që do të thotë se të ardhurit Sheran Yeini dhe Milot Rashica, mund të bëjnë daljen në terren”, ka shkruar faqja e Vitesses.

Shkrimit iu janë bashkangjitur edhe disa fotografi, ku Rashica duket se mezi po e pret fillimin e ediconit të ri. /Olle

training_Rashica_close-up

training_Rashica_Bosz