Visoka: E kam pritur që do të rikthehemi në formë

Megzon Visoka është prononcuar për Gazetën Olle pasi skuadra që ai drejton, Vitia ka arritur pikën e dhjetë në katër ndeshjet e fundit.

Trajneri i ri thotë se ndeshje e sotme ndaj Vllaznisë ishte shumë e vështirë për tu fituar, por ai dhe skuadra e kanë studiuar kundërshtarin dhe kanë arritur fitoren.

“Fitorja e sotme në derbin lokal ka qenë me të vërtetë e vështire , duke parë rivalitetin që kanë mes vete Vitia dhe Vllaznia. E kishim përgatitur këtë ndeshje me shumë qetësi, i dinim pikat e forta dhe te dobta të kundërshtarit dhe në saje të këtyre fituam ndeshjen. Një bravo e madhe për futbollistët të cilët dhanë gjithqka në këtë ndeshje”- u shpreh Visoka.

I pyetur se si i’a doli ta kthejë Vitinë në një skuadër kaq të fortë duke marrë parasysh dy humbjet radhazi në fillim të sezonit, ai tha: “Duke parë performancën e skuadres në dy ndeshjet e para edhe përkunder humbjeve unë besoja fuqishëm se skuadra do të rikthehej sepse sinjalet ishin të atilla në bazë të asaje që futbollistët tregonin në fushen e lojes. Dhe duke e pasur këtë besim tek futbollistet dhe duke besuar në punen që po bëhej normalisht erdhën edhe rezultatet pozitive në këto 4 ndeshjet e fundit”.

Tutje, Visoka tregoi se skuadra nuk e ka me doemos synim inkuadrimin në Superligë, por se punojnë ndeshje pas ndeshje.

“Synimi ynë është që ti marrim ndeshjet një e nga një, çdo ndeshjeje ti qasemi me seriozitetin dhe përgjegjësine më të madhe dhe pastaj ne fund ta shohim se ku jemi”- ishin fjalët e Visokës, i cili u përkujdes t’i paralajmëroj futbollistët e tij që të jenë me këmbë në tokë, “Ne nuk kemi paralajmërime për kundërshtarët, unë kam një paralajmerim vetëm për futbollistet e mi, të cilëve u themë se duhet te vazhdojmë me kembë në tokë dhe me shumë punë ndeshje pas ndeshje”.

Visoka më parë kishte drejtuar në Kombëtaren e Kosovës për femra si dhe tek Ulpiana e Llapi U-19./GazetaOlle/