Visar Sermaxhaj i hapur për oferta

Mesfushori i Gjilanit, Visar Sermaxhaj është vërshuar nga ofertat me të përfunduar sezoni. Disa nga skuadrat e Superligës nuk kanë humbur kohë për të përgatitur organikën për sezonin e ri dhe emri i Visar Sermaxhaj është shumë i përmendur. Ofertë ka pranuar edhe nga klubi i tij aktual Gjilani për rionovimin e kontrantës, mirëpo thotë se është i hapur për gjithë klubet e tjera që janë të interesuara seriozisht për shërbimet e tij.

“Kam pranuar ofërtën e klubit të Gjilanit për rinovimin e kontratës dhe normalisht se do të kenë përparësi për sezonin e ri, mirëpo jam duke negociuar edhe me disa klube tjera të Superligës të cilat më kanë ofruar kushte mjaft të volitshme. Jam i hapur për oferta të tilla, kështu që mirëpres interesimin e çdo skuadre e cila paraqet plan konkret për ti siguruar shërbimet e mija në edicionin e ri”, tha Sermaxhaj për Gazaolle.com

Sermaxhaj në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave të njohura kosovare si Drita, Gjilani dhe Trepça, skuadër kjo me të cilën mesfushori u shpall kampion në vitin 2010. /GazetaOlle.com