Visar Musliu pritet të transferohet në Bundesliga 2

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu karrierën e tij do ta vazhdojë në Bundesligë 2, tek skuadra e Ingolstad.

Burime të Televisionit Shenja kanë mësuar ekskluzivisht se ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës ka nënshkruar kontratë me gjermanët për dy vite e gjysmë.

Musliu iu bashkuar Mol Fehervar në gusht të 2019-tës, ndërsa që nga ajo kohë gostivarasi me ekipin hungarez ka zhvilluar 77 ndeshje duke shënuar edhe 3 gola.

Gostivarasi me Shkëndijën e Tetovës fitoi tre trofe, dy kampionate dhe 1 Kupë, ndërkaq me Vardarin siguroi grupet e Liga Evropës.

Musliu në kampionat vendor ishte pjesë edhe e Renovës ku në 33 ndeshje të zhvilluara arriti të shënojë 4 gola. Ndryshe Musliu ishte pjesë e kampionateve evropiane me shpresat e Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesen A.

CSKA Moska dhe Lazio kanë marrëveshje për Muriqin, tani pritet fjala e lojtarit

Kuka: Gjakova punoi 19 vite me përkushtim për medaljen e artë olimpike